Kryesia e Partisë Demokratik e Kosovës, dega në Lipjan në takimin e rregullt të mbajtur dje, ku prezent ishin edhe zëvendëskryetari i partisë z.Enver Hoxhaj dhe z.Fatmir Xhelili, anëtar i kryesisë qendrore.
Nënkryetari Hoxhaj, tha se PDK, ka qëndrim, ka qëllim, vizion dhe mision të qartë për qytetarët e vendit, andaj kërkoj që të gjitha strukturat e degës së PDK-së të intensifikojnë më shumë aktivitete për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit 2017 dhe në Lipjan të dalim fitues të këtyre zgjedhjeve. Ndërkaq, anëtari i kryesisë z.Xhelili kërkoj për marrjen e përgjegjësive të çdo anëtari të PDK-se si dhe përgëzoj Shtabin Zgjedhor të degës për strukturimin e tij dhe përgatitjet teknike që janë duke u krye me qëllim të mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve
Në këtë takim anëtarët e kryesisë së degës u informuan se Zonja Selvije Halimi, aktualisht kryetare e Gruas Demokratike, dega në Lipjan, që nga sot është emëruar nga kryesia e PDK-së ushtruese e detyrës së kryetarit të degës në Lipjan, me që kryetari i Partisë Demokratike dega në Lipjan z.Shukri Buja, ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës. PDK, sinqerisht falënderon z.Buja që për 12 vite rresht sa ka udhëhequr me degën PDK-së, ka arritur të mobilizoj, fuqizoj strukturoj e masivizoj, duke korr fitore të njëpasnjëshme në të gjitha zgjedhjet qofshin ato lokale apo qendrore. Gjithashtu, PDK në Lipjan ndihet tepër krenare që nën udhëheqjen e z. Buja, në dy legjislatura me pushtetin lokal në Lipjan, kemi arritur ti përmbushim synimet tona programore në të mirë të zhvillimit ekonomik, social, arsimor, kulturor dhe zhvillim te infrastrukturës në të mire të qytetarëve të komunës sonë. Shukri Buja, angazhimin e tij politik do të vazhdoj si anëtar i PDK-së në Këshillin Drejtues, thuhet në komunikatë.


