Në një Komunikatë të Sektorit të Shërbimeve Publike pranë Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka hedhur kritika ndaj Drejtoratit i Shërbimeve Publike përkatsishtë Komunës së Lipjanit duke thënë se dëmtimet të ndjeshme u janë shkaktuar parqeve e lulishteve brenda e pranë hapsirave gjlbëruese ,nga bizneset e egra e të papërgjëshme duke i vendosur këndet e lojërave të fëmijëve ,brenda dhe pranë hapësirave të gjelbëruara dhe shetitoreve për qytetarë.
Ja Komunikata e plotë:
“Drejtorati i Shërbimeve Publike përkatsishtë Komuna e Lipjanit ,ka të hartuar dhe të aprovuar, rregulloren e cila ka për qëllim të ruajtjes, zgjerimit, mirëmbajtjes të sipërfaqeve të gjelbëruara, mbjelljes të drunjve të ri në sipërfaqet publike të komunës së Lipjanit , me këtë rregullore vëhen nën mbrojtje të caktuar këto sipërfaqe të gjelbëruara, në qendër të qytetit, parqet, sheshet, kthesat, drunjtë rreth rrugës, parkingjet, gjelbërimi në lagjet e banesave etj.
Por ,faktet tegojnë të kundërtën, se dëmtime të ndjeshme u janë shkaktuar parqeve e lulishteve brenda e pranë këtyre hapsirave gjlbëruese ,nga bizneset e egra e të papërgjëshme duke i vendosur këndet e lojërave të fëmijëve ,brenda dhe pranë hapësirave të gjelbëruara dhe shetitoreve për qytetarë.
Kjo më së miri ilustrohet , ku përgjatë rrugës ‘Skënderbeu’ më saktësishtë,pranë Stacionit Hekurudhor ,në shetitioren dhe parkun gjelbërues ,ka kohë që është vendosur në mënyrë të egër një Tren lodër për frmijë,ku jashtëligjëshëm shfrytëzon hapësiren publike dhe pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve.Një dukuri e tillë, këtyre ditëve është vërejtur edhe në platon e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Vëllezërit Frashëri’në Lipjan ,ku janë të vendosura lodrat e fëmijëve (luhatëset).Andaj, ju bëjmë thirrje kompetntëve ,se këtyre dukurive negative ,dhe të tjerave ,që në mënyrë të papërgjegjëshme po e dëmtojnë pronën publike dhe po e pëngojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tu ndalet hovi në përputhshmëri me rregulloret në fuqi.
Thuhet në komunikatën e Sektorit të Shërbimeve Publike pranë Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.”, thuhet në komunikatë, trasmeton LipjaniNews.


