PDK, lëshon mledhjen e tetë të Kuvendit Komunal në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

20140716130652601646

Sot, me 17 Korrik 2014 u mbajt mbledhja e 8 e Kuvendit Komunal të Lipjanit. Pas miratimit të rendit të ditës, nga disa deputet e ngritën çështja lidhur me gjendjen e arsimit e në veçanti lidhur me testin kombëtar për maturantët.

1. Raporti gjashtë mujor i shpenzimeve dhe të hyrave për vitin 2014: në këtë pikë të rendit të ditës, Drejtori Komunalë për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdin e paraqit një raport të dejtalizuar lidhur me shpenzimet dhe të hyrat për gjashtë mujorin e vitit 2014, ku në mes të cilave theksoi: nga buxheti i alokuar për gjashtë mujorit të parë të vitit 2014 janë në vlerë prej 7,287,082.02 euro, janë shpenzuar në vlerën prej 4,609,518.32 euro ose 63.26 %. Lidhur me të hyrat e Komunës për këtë periudhë kemi një gjendje shumë të mirë nga 1,166,927.00 euro të planifikuar për këtë vit janë realizuar 626,244.50 euro ose 53.67 %. Gjatë diskutimeve pat vërejtje nga përfaqësuesit e partisë politike PDK-së lidhur me përqindjen e ultë të realizimit të investimeve kapitale nga ana e ekzekutivit ku është vetëm 17.33 %.

2. Propozim vendim për rishqyrtim të buxhetit për vitin 2014: Po ashtu edhe në këtë pikë të rendit të ditës drejtori i DBF Shkelzen Hajdini paraqiti një raport lidhur me ridestinimin e mjeteve për pjesën e dytë të këtij viti 2014, ku janë paraparë që të ridistinohen 1,371,058.83 euro. Shumica e këtyre mjeteve do të shkojë për financimin e projekteve të pa përfunduar nga vitet 2013 si pasojë e keq menaxhimit të ekzekutivi të kaluar. Nga opozita u akuzua ekzekutivi i Lipjanit që projektet e reja janë bazuar me shumë në lokacionet që kane elektorat të partisë në pushtet. Pas një fjalimi të nxehtë në mes kryetarit të komunës së Lipjanit dhe deputetit nga PDK-ja Ali Stublla dhe pasi kryesuesja nuk ja jep fjalën deputeteve të PDK-së ,Partia Demokratike në mënyre demonstrative e lëshojnë seancën.

3. Shqyrtimi i raportit të zyrës gjeneralë të Kosovës për auditim të pasqyrave financiare për vitin 2013,Në këtë pikë të rendit të ditës Safet Krasniqi zyrtar i auditimit të brendshëm të Komunës së Lipjanit paraqet Raportin e Zyrës Gjenerale të Kosovës për Auditim, i cili paraqiti vërejtjet dhe rekomandimet e kësaj zyre. Ku si vlerësimi i përgjithshëm kësaj zyre për auditimin financiar për Komunën e Lipjanit për vitin 2013 është si opinion e kualifikuar të çështjes si kategori e dytë e vlerësimit me disa vërejtje serioze. Gjatë kësaj pike u ri kthye vetëm deputeti i PDK-së Petrit Kelmendi ish drejtori për Buxhet dhe Financa nga ekzekutivi i kaluar i cili dha përgjigje lidhur me vërejtjet e auditimit.

4. Shqyrtimi i propozim rregulloren për transportin e udhëtarëve me automjete taksi, Në këtë pikë rendit të ditës e prezantoi rregulloren në fjalë drejtori i Drejtorisë Komunale për Shërbime Publike, Heset Sahiti, i cili në mes tjera theksoi se kjo rregullore është e nevojshme pas ndryshimeve të bëra në legjislaturën e tanishëm në fuqi. Me shumicë votash u aprovua rregullorja komunale për transportin e udhëtarëve me automjeteve taksi.

5. Propozim vendim për dhënien e tokës kadastrale në Magure për ndërtimin e Qendrës Rekreative Sportive. Drejtori për Rini, Sport dhe Kulturë Basri Hashani e prezantoi propozim vendimin për dhënien e tokës kadastrale në Magurë për ndërtimin e një Qendre Rekreative Sportive. Me unanim të votash u aprovua ky propozim vendimi./YAHR/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...