PDK le ti provojë të gjithë deputetët, por kryetari i saj nuk do të jetë!

PUBLIKUAR

largea_1-nese-nuk-zgjidhet-kryetari-i-kuvendit-ne-tentativat-e-para-te-pdk-web1410361137

Cila është zgjidhja nëse nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit në tentativat e para?

Të premten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet seanca konstituive ku Partia Demokratike e Kosovës do të provoj që ta zgjedh kryetarin e Kuvendit. Por natyrisht se ky insistim i tyre do të shkuj huq. Kjo për faktin se koalicioni LDK-AAK dhe Nisma për Kosovën, tashmë e kanë nënshkruar Marrëveshjen e tyre mbi parimet, që do të thotë se partia e Hashim Thaçit, mund të provoj sa të dojë, por për ta zgjedh kryetarin e Kuvendit do të jetë e pamundur. Por, si do të veprohet në rast se nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit?

Analisti politik, Armend Muja deklaron se ngërçi i kryeparlamentarit ndërlidhet me trupat e funksionimit të Parlamentit. “Në mungesë të kryetarit të Parlamentit nuk ka Parlament dhe rrjedhimisht në mungesë të Parlamentit nuk kemi formim të ekzekutivit, andaj ngërçi rreth postit të kryeparlamentarit ndërlidhet me trupat e funksionimit të Parlamentit”, thotë ai për “Bota sot”.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...