PDK-LDK ‘kapen’ në futboll, Kadri Veselin e ndalin llapjanët midis Mitrovicës (VIDEO)

PUBLIKUAR

Prishja koalicionit qeverisës, PDK – LDK i ka inatosur në masë të madhe të dyja palët, shkruan zeri.info.

Tashmë fushata parazgjedhore ka nisur dhe politika ka nisur ta prekë edhe sportin, sidomos sportin më të popullarizuar në vend – futbollin.

Kryeparlamentari dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas ndeshjes ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llapit ka dashur të futej në zhveshtore për t’i përshëndetur të dyja ekipet, por Llapi, që njihet si bastion i LDK-së, ia ka qitur “STOP”in” atij, edhe pse ishte në shtëpinë e tij, në Mitrovicë, e llapjanët ishin në cilësinë e mysafirit.

Në videon që i është dërguar nga vetë llapjanët “Zërit”, shihet kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kandidat për deputet, i cili nuk e lë Veselin të depërtojë për në zhveshtoren e Llapit. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...