PDK, LDK dhe AAK kundërshtojnë raportin për verifikimin e mandateve

PUBLIKUAR

Artan Abrashi kryesues i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, ka thënë se ky komision ka konfirmuar se mandatet e deputetëve janë në rregull.

Ai tha se raportin e këtij komisioni e kundërshtuan PDK, LDK dhe AAK.

“Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, paraqet këtë raport që kaloi me shumicë votash, ani pse u kundërshtua nga PDK, LDK e AAK.

Komisioni i përkohshëm në mbledhjen e mbajtur më 15 prill e shqyrtoi dokumentacionin përkatës zgjedhor si vijon: vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve së bashku me listën e deputetëve. Komisioni konstaton në legjislaturën e 9 janë certifikuar 120 deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës

LVV 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë, KDTP 2 deputetë etj”, tha  Abrashi.

Ai tha se Kuvendi mund të vazhdoi punimet sipas planifikimeve të rendit të ditës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...