PDK: Komuna e Lipjanit e bllokuar nga bora pas reshjeve të fundit

PUBLIKUAR

PDK në Lipjan përmes një komunikate ka thënë se Komuna e Lipjanit e bllokuar nga bora pas reshjeve të fundit.

Sipas PDK-së si pasojë e kësaj gjendje shumë të punësuar,në sektorin publik dhe privat mbeten pa mbërri në vendet e tyre të punës sepse kanë qenë të bllokuar nga bora,lokalitetet të tëra si Janjeva Kraishta Hallaqi I Madh,Dobrajë e Vogël ,Llugë ,Medvec,Topliqani,Jeta e Re, Gracka,Ribari i Madh ,Konjuh,Lagja e Re etj.Rruget kryesore: Krojmir ,Shalë ,Mirenë,Magure-Lipjan ,Gjendeje me rëndë është në fshatrat malore si Kleçkë ,Divjakë Baicë,Zllakuqan,Brus, Teçe,pastaj rruga Varrigoc-Breg të Zi .Gjithashtu rrugët Janjevë-Lipjan,Gadime- Lipjan ,Sllovi Lipjan janë në gjendje të rënduar,të qarkullueshme por rreziku është shuë i madh se qytetarët mundë të pësojnë nga ngricat e akullit edhe borës në rrugë, thotë PDK.

Komunikata e plotë nga PDK-Lipjan.

Sektori i urbanizmit, shërbimeve publike, mbrojtjes të ambientit, ka analizuar situaten pas reshjeve të pandërprera të borës në Komunën e Lipjanit ,dhe ka konstatuar se institucionet kompetente të Komunës kanë dështuar totalisht në krijimin e kushtëve të lëvizjes së qytetarëve dhe tërë territori i Komunës ndodhet ne kolaps dhe bllokadë totale,sepse edhe pse reshjet kanë qenë të mëdha në disa vende ka kaluar edhe 30-50 cm. Komuna nuk e ka pas nivel të organizimit të intervenoj në largimin e borës nga rruga,pra kanë dështuar kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.
Lokalitete të tëra duke filluar nga Qendra Komunale Lipjanit e cila gjatë tërë ditës është e bllokuar me rrugë të mbyllura trotuare të pakalueshme gjë që e vështirëson tej mase lëvizjen e qytetarëve dhe makinave në qytet . Kur mirret parasysh që qendra komunale është në këtë gjendje atëherë shtrohet pyetja si janë lokalitetet në zonat e thella.. Edhe pse Komuna e ka të kontraktuar kompaninë e cila e ka fituar tenderin per pastrimin e rrugëve nga bora ajo nuk është parë në teren,pastaj nuk është shpërnda asnji kg kripë apo zhavor nepër rrugët e Komunës sonë, pra ky pushtet po e dëshmon se qytetarët e Komunës sonë nuk janë prioritet i saj por keq përdorimi dhe keq menaxhimi i parasë publike . Prandaj si pasojë e kësaj gjendje shumë të punësuar,në sektorin publik dhe privat mbeten pa mbërri në vendet e tyre të punës sepse kanë qenë të bllokuar nga bora,lokalitetet të tëra si Janjeva Kraishta Hallaqi I Madh,Dobrajë e Vogël ,Llugë ,Medvec,Topliqani,Jeta e Re, Gracka,Ribari i Madh ,Konjuh,Lagja e Re etj.Rruget kryesore: Krojmir ,Shalë ,Mirenë,Magure-Lipjan ,Gjendeje me rëndë është në fshatrat malore si Kleçkë ,Divjakë Baicë,Zllakuqan,Brus, Teçe,pastaj rruga Varrigoc-Breg të Zi .Gjithashtu rrugët Janjevë-Lipjan,Gadime- Lipjan ,Sllovi Lipjan janë në gjendje të rënduar,të qarkullueshme por rreziku është shuë i madh se qytetarët mundë të pësojnë nga ngricat e akullit edhe borës në rrugë.Disa lokalitete me vetë inicjativ të qytetarëve kanë bërë hapjen e rrugëve dhe gjendja është përmirsuar sadopak ,si ne Llugaxhi, Gllogovc, Bujan, Gadime ,Banullë etj. Kërkojmë nga organet komunale të shpallin gjendje te jashtëzakonshme konform situates në të cilën gjindemi,menjiherë të mobilizohet shtabi emergjent dhe të vihet ne shërbim të qytetarëve ,të sëmurëve tu bëhen vizita nëper shtëpitë e tyre ,dhe atyre qe ju ka pamundësuar levizja e lirë të vizitohen dhe të furnizohen me gjëra të nevojshme ushqimore,te mobilizohen kompanitë private të cilat operojnë në Komunën tonë që në afat sa me të shpejt gjendja te normalizohet.
Ndaj pergjegjësve te cilet dështuan të permbushin detyrat dhe obligimet ,te mirren masa ligjore.
Kemi vërejtur se në redaksinë e shume portalëve të informimit publik dhe rrjeteve sociale ka një numër të madh të ankesave të qytetareve, se komentet e tyre të shkruara në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit në facebook po hiqen, për shkak se nuk ka lëvdata për pushtetin e tanishëm por po ka komente mbi gjendjen ekzistuese në teren pas reshjeve të borës që po bien,pra është shumë keq se pushteti po don të mbajë qytetarët të pa informuar për gjendjen e krijuar ,me çrast bie ndesh me obligimet për transparencë ndaj qytetarëve që kanë institicionet komunale.
Kompanitë e angazhuara nga Komuna e Lipjanit, kanë dështuar në ofrimin e shërbimeve në shumë fshatra, ku rrugët janë pothuajse të pa kalueshme.
Fotot e bashkangjitura më poshtë, tregojnë për gjendjen e rrugëve në fshatrat e komunës së Lipjanit.

Sektori per Urbanizem Shërbime Publike dhe Mbrojtje të Ambientit -PDK-dega Lipjan (sic).

 

FotoIlustrim

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...