PDK: Komuna bën përzgjedhje politike të kuadrit arsimor

PUBLIKUAR

Untitledasdasd

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe drejtori komunal i Arsimit, Rasim Hasani, janë akuzuar, të dielën, nga opozita e kësaj komune për përzgjedhje politike të kuadrit arsimor për vitin e ri shkollor.

Në të vërtetë, nga Dega e PDK-së në Lipjan po vlerësojnë se në përzgjedhjen e kuadrit mësimdhënës sivjet nuk janë përfillur aspak procedurat ligjore nga pushteti lokal. Ata paralajmërojnë po ashtu se do t’i bëjnë përpjekjet e tyre për thirrje edhe të një seance të jashtëzakonshme të KK-së, pasi që ata pretendojnë se mund t’i dëshmojnë ato parregullsi për të cilat po flasin.

Bajram Rizani, shef sektori për arsim në PDK-në e Lipjanit, ndërkaq, ka deklaruar se me këtë përzgjedhje të kuadrit arsimor kryetari aktual Ahmeti dhe drejtori i Arsimit, Hasani, kanë plotësuar apetitet e militantëve të tyre partiakë. (Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...