PDK kërkon nga EULEX-i që të mos rrezikohet jeta e Lushtakut

PUBLIKUAR

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot takimin e radhës nën drejtimin e kryetarit Hashim Thaçi, ku u diskutua lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili po vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë.

“Në këtë takim u shpreh shqetësimi në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. PDK kërkon që Lushtaku të ketë trajtim adekuat shëndetësor, gjersa kujdesi për shëndetin e tij të jetë i plotë , ligjor dhe human. PDK shpreh kërkesën publike për kolegjin gjyqësor të EULEX-it që rastin shëndetësor të kryetarit Lushtaku ta trajtojë sa më shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta dhe shëndeti i tij”, thuhet në komunikatë, në të cilën po ashtu thuhet se “PDK-ja edhe njëherë shprehu bindjen për luftën e drejtë të UÇK-së dhe Lushtakut”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...