PDK-Lipjan përmes një komunikate ka thënë se tendenca e z, Ahmeti e shprehur sot para një pjese të Asamblistëve të Komunës, përmes fjalimit të tij të jashtëligjshëm e pa procedurë duke akuzuar se gjoja këshilltarët e PDK-së dhe të AAK-së po i pengojnë investimet e projekteve për dëshmorët madje duke dezinformuar se nuk është investuar nga ekzekutivi i kaluar ne asnjë projekt nuk është e vërtet, për më tepër është dezinformim mashtrim dhe vënie në lajthitje të opinionit publik, thotë PDK-ja dega Lipjan.
Sipas kësaj partie qytetarët e Lipjanit janë në dijeni për angazhimet e PDK-së
“Ne po i përkujtojmë z, Ahmeti dhe bashkëmendimtarët e tij se Partia Demokratike e Kosovës dhe këshilltarët e saj gjithnjë kanë qenë , janë dhe do të jenë gjithherë ne respektim dhe nderim të gjakut të derdhur për liri ,në nderim të vlerave të luftë së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës ,në nderim të dëshmorëve ,të veteranëve ,të invalidëve dhe gjithë të roneve për liri”, thuhet më tej.
“Andaj ,po i rikujtojmë se ne mandatin tone qeverisës ,kemi bërë zgjidhjen e banimit të të gjitha familjeve të dëshmorëve të komunës sonë ,sheshet ,rrugët ,institucionet arsimore e kulturore ,objektet dhe institucionet e rëndësie të veçantë si në qytet dhe çdo fshat të komunës kemi vene emrat dhe kemi ngritë buste të dëshmorëve e martirëve ,kemi investua ne rregullimin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve ne fshatrat Sllovi e Ribar të Vogël,kemi investua rregullimin e 64 varrezave të dëshmorëve në Kompleksin Memorial ne Kleçkë,kemi investua në botimin e monografive dhe xhirimin e dokumentarëve të filmuar për dëshmorët dhe masakrat e forcave serbe në fshatrat Sllovi,Ribar I Vogël ,Hallaq I Vogël etj. Gjithashtu kemi subvencionuar për vite të tëra organizatat e dala nga lufta me nga 18 mijë euro,pastaj pajisjet e zyrave me inventar dhe shërbime tjera , ndërsa tani u jonë ndërprerë këto subvencionime nga ky ekzekutiv .Ishin po këta këshilltar të PDK-së dhe AAK-së që në seancën e fundit nuk e votuan propozimin tuaj z. Ahmeti që tentuat ti leni jashtë këto kategori të luftës me rastin e vendimmarrjes dhe përfitimit të ndarjes së banesave komunale
Ne e kuptojmë se kryetarin e komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, dhe drejtorët e tij se pas prishjes së koalicionit me AAK-në e kanë humbur shumicën në asamblenë , andaj ata tashmë janë të frustruar dhe publikojnë komunikata e fjalime duke manipuluar opinionin lipjanas se PDK-ja dhe AAK-ja nuk po e përkrahin ngritjen e lapidareve për dëshmorët e UÇK-së. Ne fakt kryetari Ahmeti po manipulon duke planifikuar 45.000 euro për lapidar dhe tentim në emër të këtij planifikimi të kontrabandojë projekte në vlerë mbi 700.000 eurosh për efekte elektorale. Nuk jemi kundër ndërtimit të lapidarëve po jemi kundër kontrabandimit të projekteve, Seanca e fundit është bojkotuar nga PDK-ja për shkak të procedimit të 15 pikave të cilat po mundohet ekzekutivi t’i kaloj në mënyrë që të mos varet dhe mos të pyes kuvendin në të ardhmen. Në këtë formë krijon hapësirë për të shantazhuar qytetarët në kohë fushatë me investime në këmbim të votës, Kjo nuk do të kaloj !
Ky ekzekutiv ishte i dështuar që nga fillimi ,tani edhe praktikisht ka dështuar dhe i përkujtojmë disa drejtorëve te këtij ekzekutivi se PDK ,asnjëherë nuk ka pasur fjale të mëdha por ka bërë vepra të mëdha në interes të qytetarëve e fatkeqësisht disa asnjëherë nuk kanë pas as fjalë të mëdha e nuk kanë bërë as vepra të mëdha e as të vogla ,por janë përvjedhur e aksidentalisht duke u shtirur si përgjegjës”, thuhet në fund të komunikatës./LipjaniNews.com/



