PDK: Falë simpatizuesve tanë u evitua konflikti i mundshëm

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj një grupi protestuesish për të cilën thonë se kanë provokuar para selisë së kësaj partie.

Në një komunikatë për media të PDK-së, thuhet se “Para pak çastesh nga grupe të protestuesve të opozitës u provokua selia e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, por falë gjakftohtësisë së simpatizuesve të PDK-së dhe qytetarëve të tjerë u evitua konflikti i mundshëm i drejtpërdrejt”.

PDK përmes kësaj komunikate falënderon të gjithë simpatizuesit, anëtarët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që sipas PDK-së kanë ardhë të festojnë dhe jo të shfaqin dhunë, sikurse po bënë opozita.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që sot të jenë të qetë dhe të festojnë të gëzueshëm këtë ditë të veçantë, të zgjedhjes së Presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Njëherit, kërkojmë që të gjithë festuesit e kësaj dite të kremtojnë me dinjitet këtë ditë të madhe të vendit tonë”, thuhet më tutje në komunikatën e PDK-së./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...