PDK e vendosur: S’ka seancë pa marrëveshje te Presidentja

PUBLIKUAR

PDK e vendosur: S’ka seancë pa marrëveshje te Presidentja

Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur në paralajmërimet e saj se s’do ta thërrasin vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës pa u biseduar në detaje për atë sesi do të procedohet më pas dhe sidomos pa i pasurr garancat që PDK do ta ketë shumicën edhe në formim e qeverisë.

Burime nga kjo parti i kanë thënë Gazetës Blic që vendimi tashmë është më se i qartë dhe ai është shprehur edhe publikisht.

“Flora Brovina nuk do të bëjë kurrfarë ftese për mbledhjen pa u ulur tek Presidentja në tryezë të përbashkët. Ashtu siç ne i pritëm ata tash 5 muaj tashti edhe ata do të na presin neve sepse e kemi verdiktin e popullit dhe jemi parti fituese” , i ka thënë ky zyrtar i lartë Gazetës Blic.

Nëse “ultimatumi” që Jahjaga dhe ndërkombëtarët i kanë bërë Thaçit që deri të martën në mbrëmje duhet të lëvizin do të ketë ndonjë ndikim? “Jo aspak”, ka thënë ky zyrtar.

“Nuk e di prej nga ju e keni këtë informatë dhe mund të jetë një prodhim i Bllokut por dijeni që s’ka me pas Seancë pa u qartësu gjërat”, i ka thënë ky zyrtar i PDK-së.

E nëse PDK do ta mbajë të bllokuar situatën atëherë mbetet të shihet se cilat do jenë reagimet dhe hapat e Bllokut në njërën anë dhe Jahjagës në anën tjetër. /Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...

Edita Tahiri kritikon liderët politikë: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët dervisha

Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk...