PDK e Pejës kundër privatizimin të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

PUBLIKUAR

Në qytetin e Pejës kanë filluar nënshkrimet e qytetarëve për ta kundërshtuar privatizimin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”.

Komuna e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që të ngrihet procesi i privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla”. Po ashtu është kërkuar masë e përkohshme derisa ky institucion dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit t’i zgjidhin problemet e krijuara rreth këtij objekti, raporton lajmi.net.

Kundër këtij privatizimi është edhe kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

Haliti sot ka nënshkruar peticionin bashkë me koordinatorin e PDK-së, Arton Muhaxherin, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre për privatizimin e kinemasë.

Ndërsa për këtë iniciativë të cilës i janë bashkangjitur shumë vullnetarë të Pejës, që janë duke u përdorur 5 lokacione në qytet, për mbledhjen e nënshkrimeve.

Nënshkrimet do të mblidhen në këto pika:1) Qendra e qytetit,2) Universiteti “Haxhi Zeka”,3) Stacioni i autobusëve,4) Qarshia e gjatë,5) Kinemaja “Jusuf Gërvalla”.Pikat e peticionit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10:00 deri në 15:00, deri më 28 Mars./

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...