PDK: Djegia e veturës së Ismet Beqirit, veprim kriminal

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj djegies së veturës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, duke e cilësuar si veprim kriminal.

Sipas PDK-së, ky veprim, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë, ka qëllime të qarta të frikësimit politik dhe krijimit të pasigurisë në mesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga institucionet përkatëse të ligjit që të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e këtij rasti dhe të gjitha rasteve të tjera dhe kryesit e tyre t’i sjellin para drejtësisë.

“Dhuna, kërcënimet dhe frikësimi janë metoda antidemokratike, anarkiste dhe si të tilla krejtësisht të papranueshme për institucionet dhe qytetarët. Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, dhe vetëm përmes proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit mund të arrihen qëllimet politike. Kush mendon të kundërtën do të zhgënjehet”, thuhet në deklaratën e PDK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...