PDK dhe NISMA bashkojnë forcat në Lipjan

PUBLIKUAR

PDK në Lipjan, Shukri Buja ka njoftuar se ka bashkuar forcat me NISMA dega në Lipjan.

“Kemi bashkuar forcat në një marrëveshje për zgjedhjet lokale në Lipjan” ka shkruar Buja.

Postimi plotë nga Shukri Buja:

Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si kandidat për Kryetar të Komunës, së bashku me Nismën Socialdemokrate, kemi bashkuar forcat në një marrëveshje për zgjedhjet lokale në Lipjan.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Nisma do të mbështesë kandidaturën time për Kryetar të Komunës dhe nuk do të ketë kandidat të saj, ndërsa për Kuvendin Komunal do të garojë me listën e vet.

Ky bashkim është i ndërtuar mbi themelin e lavdishëm e të përbashkët, kontributin tonë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Verifikimi i votave përfundon në 17 komuna të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 të ditës së...

Zgjedhjet lokale, KQZ: Nga 5142 kuti votimi, janë procesuar 3357

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbi aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit.     Sipas informacioneve...

Këto janë rezultatet për Asamblenë Komunale në në Lipjan

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha kutive të vendvotimeve për asamble komunale...