Verifikimi i votave përfundon në 17 komuna të Kosovës

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,689 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, si dhe për 1,668 vendvotime nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Po nga këto 1,668 vendvotime janë numëruar edhe votat e kandidatëve për anëtarë të

Në total, nga 5,142 kuti votimi, deri më tani janë procesuar 3,357 kuti, që përfshijnë të dyja llojet e zgjedhjeve lokale.

Sipas KQZ-së, aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë përmbyllur tashmë në 17 komuna, përfshirë: Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë dhe Dragash.

Në këto qendra po zhvillohen tre procese kryesore:
Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë komunash;
Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për kuvendet komunale;
Numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale.

Rezultatet e përditësuara nga këto procese po publikohen në kohë reale në platformën zyrtare të KQZ-së.

SHIKO MË SHUMË

Zgjedhjet lokale, KQZ: Nga 5142 kuti votimi, janë procesuar 3357

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbi aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit.     Sipas informacioneve...

Këto janë rezultatet për Asamblenë Komunale në në Lipjan

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha kutive të vendvotimeve për asamble komunale...

KQZ-ja – votuesve: Ruajeni integritetin e votës, raportojeni çdo parregullsi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të...