PDK deklaratë me shkrim për koalicionin me LDK-në

PUBLIKUAR

Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po synojnë që ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.

Partia e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli, tashmë e ka bërë të qartë se me LDK-në dëshiron bashkëpunim afatgjatë, por pa përjashtuar bashkëpunimin edhe me partitë e opozitës.

Organi më i lartë udhëheqës i PDK-së, Këshilli Drejtues, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, kur emëroi Kadri Veselin ushtrues detyre të kryetarit të PDK-së, miratoi edhe një deklaratë me të cilën shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe pas këtij mandati qeverisës, shkruan ‘Zëri’.

“PDK është e vendosur për ruajtjen e koalicionit aktual qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe shpreh gatishmërinë për ndërtimin e partneritetit dhe bashkëpunimit afatgjatë me qëllim të ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit”, thuhet në njërën nga pikat e deklaratës.

Për synimin e PDK-së që të vazhdojë bashkëqeverisjen e LDK-në e thotë edhe nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, sipas të cilit, PDK-LDK është koalicioni më i mirë për ta përfunduar agjendën e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës edhe në mandatin e ardhshëm.

“Tani të dy partnerët e koalicionit të madh kanë konfirmuar gatishmërinë për të mbajtur këtë koalicion deri në vitin 2018 kur janë zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj që edhe pas përfundimit të këtij mandati këto dy parti do të tregojnë gatishmëri për të vazhduar partneritetin. Sepse duhet të përmbyllen, siç e kanë përmbyllur shtetndërtimin edhe agjendën e integrimit evropian dhe hyrjes së Kosovës në NATO”, ka thënë Bajrami për “Zërin”, por duke mos përjashtuar bashkëpunimin edhe me partitë tjera opozitare. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...