PDK akuzon qeverisjen në Malishevë: Qytetarët janë të rrezikuar nga përmbytjet

PUBLIKUAR

Dega e PDK’së në Malishevë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se qytetarët e kësaj komune janë të rrezikuar nga përmbytjet pasi qeverisja lokale nuk e hap digën e Liqenit të Mirushës

Qytetarët e komunës së Malishevës këto ditë u përballen me mot të vështirë. Zyrtarët komunalë ishin vetëm vëzhgues të situatës dhe asgjë më tepër. Për më keq ata edhe i kontribuuan grumbullimit të ujit te liqeni në Mirushë. Kështu thotë PDK’ja në Malishevë.

Sipas komunikatës, kjo ka ndodhë për faktin se Komuna e Malishevës është dashur ta hapin digë, lirimin e ujit, paraprakisht dhe të  mbajnë në kuota të ulëta nivelin e ujit në liqen, por sipas PDK’së, Komuna as edhe gjatë vërshimeve nuk e kanë hapur gypin e shkarkimit të ujërave.

“Kjo ka bërë që të rrezikohen fshatrat nga shpërthimi i digës, kur dihet se digën e patën dëmtuar vet zyrtarët e komunës pranverën e kaluar, duke e hapur me forcë”, shkruan në komunikatë, transmeton Gazeta Express.

PDK akuzon komunën për shumën që Qeveria i kishte dhënë për këtë çështje, shumë prej 50 mijë euro, por që qeverisja komunale nuk i shpenzoi ato për riparimin e digës, por për qëllime të tjera.

“Po ashtu grumbullimi i ujit në hyrje të Malishevës nga Banja është krijuar artificialisht nga ndërtuesit pa leje ndërtimi dhe mbulimi i gypave të kullimit që janë vendosur aty vite më parë. Kjo e ka rënduar situatën pas shirave të shumta në Malishevë. Komuna ka kontribuar që të kemi një situatë emergjente në Malishevë”, thotë komunikata./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...