PD: Sulmi në Lipjan është sulm kundër shtetit të Kosovës

PUBLIKUAR

Partia e Drejtësisë, dega në Lipjan, dënon ashpër sulmin e m’brëmshëm me koktej molotovi kundër objektit të Gjykatës Themelore në Lipjan, ku PD vlerëson këtë veprim si sulm jo vetëm kundër institucioneve komunale por ky është sulm kundër Shtetit të Kosovës e qytetarëve të saj. Kryetari I Degës së PD-së në Lipjan Xhavit Maholli, njëherë asambleist në asamblenë komunale në Lipjan nga radhët e PD-së, konsideron se sulmet e tilla përveç dëmeve materiale, po ngjallin pasiguri te qytetarët Lipjanas, ka njoftuar PD. Ne vlerësojmë se veprimet e tilla janë akte terrori dhe veprime mirë të organizuara me përmasa kriminale e huligane, ku aktorët e rastit duhet të sillen sa më parë para organeve të drejtësisë. Me respekt: Petrit Buja Zyrtar për informim në Degën e Partisë së Drejtësisë në Lipjan, thuhet në njoftim

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...