Pazari i diplomave

PUBLIKUAR

Studentëve të universiteteve publike e private për 100 euro po u ofrohen punimet e temave të diplomave për nivelin Bachelor, përderisa për Master çmimi arrin në 250 euro.

Ata që përgatisin punime të temave të diplomave me pagesë, madje as nuk fshihen nga Policia, Prokuroria dhe Inspektorati i Arsimit.

Njoftimet për shërbimet që i ofrojnë gjenden edhe në hapësirat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në të cilat u jepen sqarime studentëve se si mund ta marrin një punim diplome me pagesë.

Po ashtu edhe në rrjete sociale ekzistojnë faqe dhe grupe të caktuara të krijuara që shërbejnë për të rënë në kontakt me personat që i kryejnë këto shërbime me pagesë.

Profesorët universitarë thonë se në këtë dukuri mund të kontribuojë edhe numri i madh i studentëve, pasi, sipas tyre, nëse një profesor ka shumë studentë nën mentorim, ai e ka të vështirë të zbulojë nëse punimi është përgatitur nga po ai student, apo e ka marrë të gatshëm.

Ndërsa njohësit e arsimit në vend thonë se për t’u luftuar kjo dukuri nevojitet një angazhim më i madh i Policisë dhe i Prokurorisë për të hetuar këtë veprimtari ilegale. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...