Pavarësisht se rrezikon të dënohet me burg, tifozja kroate nuk ndalet me paraqitje provokuese nga Katari

PUBLIKUAR

Ish-miss Kroacia, Ivana Knoll, ka mahnitur me një fustan të ri, pavarësisht se është kritikuar për paraqitjen në Kupën e Botës.

Bukuroshja e Instagramit dhe tifozja e futbollit ngjalli reagime të shumta përpara ndeshjes hapëse të turneut të Kroacisë kundër Marokut.

Ajo kishte veshur një kostum të ngushtë me një mbulesë në kokë, e cila u shfaq në kundërshtim me zakonet lokale.

Ivana Knoll (Foto: Instagram)

Por 30-vjeçarja mori vëmendjen sërish me një veshje të përshtatur me ngjyrat e flamurit të Kroacisë përpara ndeshjes kundër Kanadasë.

E quajtur si ‘tifozja më seksi’ e Kupës së Botës, Knoll bëri disa postime në Instagram për të treguar fustanin e ri mahnitës.

Veshja e saj përfshinte madje edhe çorape të ngjashme kuq e bardhë, teksa pozonte në tribunat në stadiumin Khalifa International.

 

Dukej se nuk kishte asnjë argument nga rojet e sigurisë aty pranë, pavarësisht se blogerja nuk tregoi edhe një herë asnjë shqetësim për kodin e rreptë të veshjes së vendit të Lindjes së Mesme në publik.

“Vizitorët (burrat dhe gratë) pritet të tregojnë respekt për kulturën vendase duke shmangur veshjet e tepërta në publik”, paralajmëroi autoriteti i turizmit të Katarit përpara turneut.

“Përgjithësisht rekomandohet që burrat dhe gratë të sigurojnë që shpatullat dhe gjunjët e tyre të jenë të mbuluar”.

 

Knoll mund të përballet me perspektivën shumë reale për t’u dërguar në burg nga zyrtarë të pakënaqur të Katarit, të cilët parashtruan kërkesat e kodit të veshjes për vizitorët përpara Kupës së Botës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...