PAVARËSISHT PËRPLASJEVE VAZHDON EDHE SOT SEANCA PËR VLERAT E LUFTËS

PUBLIKUAR

Pavarësisht përplasjeve vazhdon edhe sot seanca për vlerat e luftësDebati për vlerat e luftës në Kuvendin e Kosovës gati sa nuk eskaloi në përplasje fizike, mes deputetit të PDK-së Nuredin Lushtaku dhe atij të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, pasi ky i fundit filloi të lexoj një pjesë nga letra që kryetari i dënuar i Skenderajt Sami Lushtaku kishte shkruar nga burgu, në të cilën ai flet rreth dënimit të tij dhe “kontributit” të bashkë partiakëve të tij në këtë proces.

Pavarësisht këtij incidenti, debatit të ashpër dhe akuzave të rënda mes deputetve, është paralajmëruar që seanca e jashtëzakonshme e filluar dje të vazhdoj edhe sot nga ora 10:00.

Pritet  që të miratohet një rezolutë për vlerat e luftës së UÇK-së, në të cilën thuhet se “Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim”.

Kërkesën për organizimin e këtij debati, e kishin bërë grupi parlamentar i PDK-së, pas konfirmimt dënimit me burg për rastin “Drenica” nga Gjykata e Apeli,  pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për mos ndërhyrje të politikës në vendimet e gjykatave./insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...