Pavarësia Sopa nga Lipjani shkruan letër: Po rritemi bashkë me Shtetin

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka publikuar në profilin e saj në Twitter letrën e urimit për pavarësi nga Pavarësia Sopa, vajza që u lind pak minuta pasi Kosova shpalli pavarësinë.

Në letër thuhet:

“I dashur mik,

Emri im është Pavarësia. Unë u linda më 17 shkurt 2008, pak minuta pasi vendi im shpalli pavarësinë e tij. Atë ditë unë isha në mesin e të porsalindurve më me fat në botë, sepse u linda e lirë. Dua t’ju falënderoj që e mundësuat këtë.

Në shqip, emri im do të thotë pavarësi. Jam krenare që e mbaj këtë emër dhe e kuptoj rëndësinë e tij. Gjithashtu e dua flamurin e Kosovës sepse historia e tij është e lidhur me ditëlindjen time.

Jam rritur bashkë me vendin tim dhe këtë vit që të dy jemi 10 vjeç. Urimi im i ditëlindjes është që Kosova të bëhet një shtet i mrekullueshëm dhe që të gjithë fëmijët në Kosovë të kenë një të ardhme të lumtur.

Me dashuri, Pavarësia Sopa.

Fëmija i parë i lindur pas Pavarësisë së Kosovës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pavaresia-sopa-shkruan-leter-po-rritemi-bashke-me-shtetin-500906/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...