Agjeni i Benjamin Pavardit e ka kontaktuar Barcelonën për një mundësi të transferimit të mbrojtësit në “Camp Nou”.
Klubi katalonas duhet t’i paguajë 35 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Stuttgartit, transmeton Gazeta Express.
Për francezin interesim të madh ka shprehur Bayern Munichu, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera për Francën në Kupën e Botës, të cilën e fituan.
Përkundrazi ofrimit të lojtarit nga agjenti i tij, Barcelona me gjasë nuk do ta tentojë transferimin e tij, për shkak se momentalisht nuk ka nevojë për pozitën në të cilën luan 22-vjeçari, në krahë të majtë dhe të djathtë të mbrojtjes. /Gazeta Express/


