Mbrojtësi i Stuttgartit Benjamin Pavard i ka mohuar raportimet e disa mediave se ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun.
Pavard ishte lojtar kyç në skuadrën e Francës që e fitoi Kupën e Botës këtë verë, pas të cilës mediat raportuan se mbrojtësi tashmë kishte rënë në ujdi me Bayernin, për t’iu bashkuar klubit vitin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Por, 22-vjeçari mohon e ka mohuar se ekziston një marrëveshje e tillë.
Ai i akuzon gazetarët për shpërndarjen e lajmeve të pavërteta.
“Nuk kam nënshkruar asgjë me Bayernin. Jeni ju gazetarët që thoni se kam nënshkruar për Bayernin”, tha Pavard për L’Equipe. /Express


