Paulinho zbulon si Messi e bindi t’i bashkohet atij në Barcelonë

PUBLIKUAR

Paulinho ka zbuluar se Lionel Messi i kishte kërkuar atij t’i bashkohej Barcelonës gjatë një ndeshjeje mes Argjentinës dhe Brazilit.

Ish lojtari i Corinthians dhe Tottenham ishte blerje befasuese e katalanëve gjatë verës së kaluar, transmeton Express.

Sipas brazilianit, transferimi i tij në Barcelonë ishte diskutuar për herë të parë gjatë ndeshjes miqësore mes gjigantëve të Amerikës Jugore.

“Ishte në miqësore në Australi. Ishte një goditje dënimi dhe unë e Willian po qëndronim pranë topit. Unë vetëm po qëndroja aty sepse Willian do të gjuante. Messi ndodhej larg. Kur Willian gjuajti, unë u zmbrapsa dhe Messi m’u afrua dhe më tha ‘Eja të shkojmë në Barcelonë’. E dëgjova dhe i thashë ‘Nëse dëshiron të më marrësh atje, do të vij’. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe kur e dëgjon të ta thotë këtë gjë, të bën të lumtur, të bën të ndihesh me vetëbesim”, ka shpjeguar Paulinho për Globoesporte.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...