Tinejxheri do ti bashkohet Leverkusenit posa ti mbush 18 vite në korrik, pasi pati një karrierë të shkëlqyer në klubin e Rio de Janeiro, pavarësisht moshës së re
Beryn Leverkusen e ka fituar garën për të siguruar shërbimet e Paulinhos së ri, duke e blerë 17 vjeçarin nga skuadra braziliane, Vasco da Gama.
Braziliani që përfaqëson vendin e tij për grupmoshat nën 20 vjeç, emri i plotë i të cilit është Paulo Henrique Sampaio Filho, ka qenë në vëzhgim të shumë skautëve pasi që bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeçare për ekipin e tij.
Paulinho është shprehur shumë i gëzuar që i është bashkuar Leverkusenit, të cilët tani janë të katërtit me vetëm tri ndeshje të mbetura në Bundesliga. Pozita e katër në Gjermani dërgon në ligën e Kampionëve.
“Dëshirojë të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të vazhdojë që ta përmirësojë sa më mirë vetveten”, tha sulmuesi për faqen zyrtare të klubit pas kalimit të tij të premten në klubin gjerman. /GazetaExpress/


