Patrice Evra i ndez lojtarët e Juventusit për finales, Chiellinit i thotë të luajë si “gorillë” (Video)

PUBLIKUAR

Patrice Evra ka kërkuar t’i ndezë ish-bashkëlojtarët e vet te Juventus, me një video të publikuar në Instagram.

Mbrojtësi i Marseille, 36-vjeçar, zgjodhi Paolo Dybalan, Mario Mandzukicin, LEonardo Bonuccin, Dani Alvesin, Alex Sandron, Giorgio Chiellinin dhe Sami Khediran për t’ua dërguar nga një mesazh para finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të shtunën në Cardiff, transmeton Express.

“Pak forcë para lojës së madhe. Dua që të gjithë ju ta tregoni më të mirën. Uroj që vërtet ta fitoni Champions League. Do t’ju dua përgjithmonë,” ka thënë Evra drejtuar lojtarëve të Juventus.

“Kapiten, ia kemi arritur apo jo? Gigone!”

“Paolo, e dua maskën! Nuk e di se ku e kë lënë. Por mos më zemëro! Shënoje një gol, një siç ti din.”

“Mandzukic, mos asgjë një javë para lojës. Nuk është mirë, nuk është mirë, e tmerrshme për një luftëtar.”

“Bonu, nuk e di nëse e ke pastruar fytyrën dhe dhëmbët. Dua të të shoh si ushtar si zakonisht.”

Dani, luaj mirë, luaj mirë.”

“Alex, dua të jesh si tren. Vrapo para dhe mbrapa, para dhe mbrapa, siç e bëj unë.”

“Chiellini, dua ta luash gorillën. Mos lejo asgjë të t’kalojë.”

“Në fund, mos më bëni të qaj djem.”

“I di, e di, Sami!” ka përfunduar Evra./Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...