Pato gjithnjë e më afër Ligës Premier

PUBLIKUAR

Tottenhami është gjithnjë e më afër të nënshkruajë me sulmuesin brazilian, Alexandre Pato.

26-vjeçari aktualisht është i huazuar te skuadra braziliane Sao Paulo, por do të kthehet në janar te Corinthians, ku më pas do të shitet.

Liverpooli deri më tani kanë qenë të interesuar seriozisht për t’i siguruar shërbimet e tij, por sipas CalcioNews24, Spurs prijnë garën për ta transferuar atë gjatë janarit.

Tottenhami është i gatshëm të paguajë 8.4 milionë funte për ta blerë atë përfundimisht nga Corinthians.

Pato ka shënuar 26 gola në 56 paraqitje këtë sezon për San Paulon, kurse në të kaluarën braziliani ishte pjesë e Milanit, ku shkëlqeu për disa sezone. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...