Pasuritë e konfiskuara vazhdimisht po humbin vlerën, Gjykata s’e lejon shitjen

PUBLIKUAR

Shumica e veturave që janë konfiskuar për shkak të veprave penale të ndryshme, po mbahen në depo të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, njofton Klan Kosova.

Qëllimi i këtij organi është ruajtja e vlerës së këtyre pasurive të luajtshme.

Por, kjo gjë nuk po arrihet.

Secila nga këto vetura humb vlerën për 2 për qind çdo muaj, ndërsa e vetmja mënyrë për të mos ndodh kjo është shitja e tyre ende pa përfunduar procedura penale.

Por, as kjo gjë nuk po bëhet.

Në këtë mënyrë sipas shefit të kësaj Agjencie, po humb shumë buxheti i Kosovës.

Derisa depoja e Agjencisë është e stërmbushur me makina, për mosshitjen e këtyre pasurive të luajtshme, Rrahim Rama, kryeshef i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, po thotë se fajet i kanë gjykatat.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

SHIKO MË SHUMË

Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan se kanë mbetur vetëm disa orë...

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...