Pasi u lëndua rëndë, Herolind Shala operohet me sukses (Foto)

PUBLIKUAR

alenti shqiptar, Herolind Shala ka përjetuar një lëndim të rëndë në fytyrë në ndeshjen mes skuadrës së tij Slovan Liberec dhe asaj holandeze Groningen.

Ishte minuta e 84-të, kur Shala mori një goditje me këmbë në fytyrën e tij nga lojtari kundërshtar Michael De Leuw i cili u ndëshkua pastaj me karton të kuq.

Mesfushori holandez e goditi Shalën me këmbë në fytyrë duke ia thyer hundën dhe duke u dërguar lojtari menjëherë në spital.

Gjatë ditës së sotme, Herolindi është operuar me sukses në hundë, ndërsa vazhdon të qëndroj i shtrirë në spital në qytetin e Liberecit.

Telegrafi ka kontaktuar lojtarin e Kombëtares shqiptare nëpërmjet telefonit, ndërsa ai ka treguar për lëndimin e pësuar.

“Fillimisht u ndjeva shumë keq në fushë pasi kisha dhimbje të mëdha, ndërsa dhimbjet kanë vazhduar edhe në spital pas ndeshjes”.

“Tani jam operuar dhe po ndihem shumë më mirë. Fatkeqësisht këtë të diel nuk mund t’i ndihmojë skuadrës por nga java e ardhshme do jem përsëri në fushë”, deklaroi Shala për Telegrafin.

Herolind Shala ishte titullar në këtë sfidë ndaj skuadrës holandeze Groningen, ndërsa për 84 minuta sa ishte prezent në lojë, 23-vjeçari ishte më i dalluari në fushë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...