Pasi u deklaruan se janë çift, Gjesti prapë i pasigurt: Nëse kjo ndjenjë që e kam për ty po më gënjen, atëherë nuk di çfarë të bëj

PUBLIKUAR

Pas një puthjeje pasionante dhe deklaratave romantike në spektaklin e fundit, Egli dhe Gjesti u duk se po e konsolidonin marrëdhënien e tyre, duke i referuar njëri-tjetrit si “çift”.
Megjithatë, situata ka ndryshuar sërish.

Një video e fundit nga oborri i shtëpisë tregon një bisedë të tensionuar mes tyre, ku duket qartë se dyshja nuk arrijnë të kuptohen.

Foto: Screenshot/Instagram

Egli: “Ma ke lodhur trurin.”

Gjesti: “Çka po do me thënë me këtë gjë, do të çohesh?”

Egli: “Po.”

Gjesti: “Pse dëshiron të çohesh, ti vetë po i hyn andej, në rregull po të them se të dua, po, se tash po shihet çdo sen, më është shtuar edhe një gjë, po se kam pasur në fillim, tash e kam njëfarë ndjesie.”

Egli: “Po po, kur vjen puna për ta parë njëri-tjetrin në perspektivë, ti vazhdon me të njëjtat, sikur ke thënë që s’vlej asgjë. Tani thua ‘unë ndiej’, por prapë më sheh njësoj. Kjo është e pamundur.”

Gjesti: “Është e mundur, se nëse kjo ndjenjë që e kam për ty është duke më gënjyer, atëherë nuk di çfarë të bëj.”

Egli: “Ore pse thua dy teori të ndryshme brenda pesë minutave? Ma luan trurin.

Gjesti: Po nëse qekjo ndjenjë po rren, çfarë të bëj?”

Egli: “Çfarë lidhje ka rrena, pse duhet të të gënjejë ndjenja?”

Gjesti: “Po ndoshta rren, se ti s’je e duhura për mua, s’je e duhura që të çosh jetë me mua.”

Egli: “Unë mund mos ta di nga mëngjesi deri në darkë që ti s’je i duhuri për mu, por e ndiej o vëlla këtë gjë për ty. Unë mund të di se sa meritoj, por nuk po dua këtë gjë, dua këtë.”

Kjo bisedë ka tronditur ndjekësit e tyre, të cilët prisnin një zhvillim pozitiv pas puthjes së tyre në spektakël.

Duket se ndjenjat ekzistojnë, por pasiguria, frika dhe komunikimi i vështirë po e bëjnë të vështirë rrugën përpara për këtë çift të diskutueshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...