Pasi ta lexoni këtë tekst, kurrë më nuk do të qitni akull në pije

PUBLIKUAR

S’ka më bukur se ditët e ngrohta, aq më parë nëse keni kohë që të uleni në ndonjë kopsht të mrekullueshëm dhe të porosisni pijen e preferuar me mjaft akull dhe të kënaqeni duke u freskuar.

Sado që të jetë e parezistueshme, pikërisht ato kube akulli të cilat freskojnë fshehin jo pak fakte të pakëndshme.

Pasi që të lexoni këtë tekst, do të mendoni dy herë se a i dëshironi vërtet në pijen tuaj, transmeton Telegrafi.

Akull i ndotur shërbehet në çdo të tretin restorant, pub ose kafene, ka treguar studimi më i ri, ndërsa bakteret në të janë të rrezikshme për shëndetin.

Në kubet e akullit gjendet bakteri që vjen nga duart e ndotura, të lara keq pas përdorimit të tualetit.

37097_630x0

Testimi i akullit, aparatit për akull dhe enës për akull ka treguar rezultate alarmante – rreth 30 për qind kanë pasur kushte të këqija higjienike.

Studimi është publikuar në një revistë, ndërsa duke krahasuar rezultatet nga viti 1990 rreth 50 për qind më shumë njerëz kanë përjetuar të përziera për shkak të akullit të ndotur në pije.

“Në akullin e keq janë gjetur bakteret koliforme, ndërsa tri llojet e gjetura kanë edhe baktere në përqindje të lartë, si E. coli”, kanë thënë nga Agjencia britanike për shëndet, duke shtuar që infeksionet ndodhin sepse nuk pastrohen aparatet, ndërsa personeli nuk kujdeset për higjienën.

Rregulla kryesore është që uji të jetë i pastër dhe i freskët, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për enët, aparatet për akull dhe personelin.

“Uji nuk duhet të qëndrojë në automat ose në ndonjë kovë para se të ngrihet”, ka deklaruar për “Daily Mail” inspektorja sanitare, Judith Tapper. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...