Pasi nuk u lejua të udhëtoi bashkë me skuadrën, mësohet se kur Xavi do t’i bashkohet skuadrës në Miami

PUBLIKUAR

Ekipi katalunas ka udhëtuar në Miami, atje ku do t’i zhvillojë katër ndeshje në kuadër të fazës para-sezonale, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Xavi nuk u lejua që të udhëtojë për shkak të një problemi lidhur me kërkesën e tij për hyrje në SHBA.

Si pjesë e rregullave të vizave, në SHBA kërkohet një leje speciale për të vizituar vendin në rast se personi më herët ka udhëtuar për në Iran.

Xavi kishte udhëtuar në Iran në kohën sa ishte te Al-Sadd.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, ish-reprezentuesi i Spanjës do të udhëtojë direkt për në Miami nga Barcelona më 19 korrik, në orën 9 të mëngjesit – pasi të ketë marrë dritën e gjelbër nga autoritetet amerikane për të udhëtuar.

Përforcimi i fundit, Robert Lewandowski, thuhet se do të arrijë në të njëjtën kohë me Xavin.

Barcelona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballet me Inter Miamin (20 korrik), me Real Madridin (24 korrik), me Juventusin (27 korrik) dhe me New York Red-Bullin (31 korrik). /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...