Presidentja e deritanishme e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se ka qenë nder dhe privilegj për të që ka qenë Presidente e Kosovës.
“Ka qenë nder dhe privilegj të jem Presidentja juaj. Ju përkulem përjetësisht! Ju faleminderit! Udhëtimi ynë nuk ndalet këtu. Bashkë do ta bëjmë Kosovën”, ka shkruar Jahjaga në Facebook. /Telegrafi/


