Pasi e shkarkoi, gjiganti evropian tallet keq me trajnerin serb

PUBLIKUAR

Klubi portugez Sporting e ka mbrojtur vendimin për ta shkarkuar trajnerin serb, Sinisa Mihajlovic, vetëm nëntë ditë pasi e kishte emëruar, duke thënë se serbi nuk ka fituar si trajner asgjë asnjëherë.

Njëri prej vendimeve të para të Sousa Cintras si president në detyrë i Sportingut ishte shkarkimi i Mihajlovicit, i cili ishte emëruar nga bordi e kaluar drejtues i klubit, transmeton Gazeta Express.

Portugezi e ka bërë të qartë se ish-trajneri i Sampdorias, Lazios dhe Torinos nuk është aspak humbje e madhe për ta, duke e akuzuar serbin se kishte bërë gabime.

“Ai pati një periudhë testimit prej 15 ditësh, prandaj nuk do t’ia paguajë 10 milionë euro dëmshpërblim”, tha Cintra.

“Sapo erdhi nisi të bëjë gabime. Deshi ta ndryshonte lokacionin e kampit tonë stërvitor dhe t’i rrisë shpenzimet për 300.000 euro. Nuk kam asgjë kundër trajnerit, por ai nuk ka fituar kurrë asgjë si i tillë, edhe pse e di që si lojtar ka qenë i mirë duke shënuar nga goditjet e lira”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...