Pashmangshëm drejt zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Pashmangshëm drejt zgjedhjeve

Barrikadimi i politikës nuk lë alternativë tjetër, skenarët bllokues e dëmtojnë qytetarin dhe shtetin. Edhe pas më shumë se katër muajve, lidershipi kosovar nuk po arrin të gjejë një marrëveshje të përbashkët për t’i krijuar institucionet e reja.

Derisa PDK-ja, si partia fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, nuk po arrin t’i bëjë numrat në Kuvend, nga ana tjetër partitë e bllokut VLAN janë barrikaduar, duke refuzuar të bashkëpunojnë me PDK-në.

Madje, nuk janë treguar të gatshme edhe për një takim të përbashkët me drejtuesit e PDK-së. Andaj, kjo ka bërë që kriza politike të thellohet në pafundësi, duke rrezikuar që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që do të ishte tejet e dëmshme.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje, kjo veçse do ta rëndojë edhe më shumë situatën. Unë pres që të ketë një zgjidhje të situatës për të mos shkaktuar dëme dhe thellim të krizës. PDK-ja është e prirë t’i shpalosë vlerat e veta, ofertën e saj dhe për të kryer punë për të ardhur deri te zgjidhja, ka thënë për “Kosova Sot” nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci. /Kosova sot/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...