Vdes Andrew Strong, avokat i ekipit mbrojtës i Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit në Hagë

PUBLIKUAR

Pasditen e kësaj të hëne, ka ndërruar jetë avokati, Andrew Strong.

Andrew Strong qe pjesëtar i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, njëherit dhe avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale, përcjell klankosova.tv.

Për humbjen e avokatit Strong, ka shkruar vet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa shprehet i pikëlluar.

”I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

”Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”.

”Ngushëllime familjes dhe miqve! Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”

Po ashtu, për ndarjen nga jeta të Strong-ut, janë shprehur të pikëlluar edhe nga ekipi i Fondacionit për Mbrojtjen e Kadri Veselit.

”Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.
Faleminderir për të gjitha, vëlla!”, shkruan Avni Bytyçi.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...