Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021: Kosova në një pozitë me Libinë e Banglladeshin

PUBLIKUAR

Kosova, nga pozita e 99-të, ka rënë në pozitën e 108-të për kah kriteri i fuqisë së pasaportës, duke u radhitur përkrah Libisë dhe Banglladeshit.

Kështu është bërë e ditur në indeksin global të ‘Henley Global’, duke ritheksuar se njësoj sikurse vjet, kosovarët mund të shkojnë vetëm në 40 shtete pa viza, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, pozitën e parë për kah fuqia e pasaportës e mban Japonia bashkë me Singaporin, pasaporta e të cilave mundëson në shkuarjen e 192 shteteve pa vizë.

Ndërkaq, shtetet europiane si Greqia e Republika e Çekisë radhiten në vendin e shtatë për kah fuqia diplomatike.

Pasaporta e Shqipërisë, ndryshe nga ajo e Kosovës, radhitet e 56-ta dhe mundëson vizita në 113 shtete të botës pa vizë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...