Pas zyrtarizimit te City, De Bruyne: Dua të arrij nivelin më të lartë

PUBLIKUAR

Kevin De Bruyne është shumë i kënaqur për transferimin te Manchester City, ku ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare.

Besohet se klubi anglez ka paguar rreth 55 milionë funte (duke përfshirë edhe bonuset) për nënshkrimin e tij.

24-vjeçari kaloi 18 muaj fantastikë te Wolfsburgu, prandaj joshi interesimin e shumë klubeve të mëdha dhe përfundoi në Etihad Stadium.

“Dua të arrij nivelin më të lartë të mundshëm si lojtar dhe mendoj se më e rëndësishmja është që në fund të sezonit të jemi të kënaqur dhe të kemi fituar disa tituj”, është shprehur belgu për faqen zyrtare të klubit.

Ai mund të debutojë në ndeshjen ndaj Crystal Palace që do të zhvillohet më 12 shtator (pas ndeshjeve kualifikuese për Euro 2016 që përfaqësuesja e tij do ti zhvillojë ndaj Bosnjës dhe Qipros). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...