Pas zënkës me Kloppin, Salah e kërkon largimin nga Liverpooli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, u ka thënë drejtuesve të klubit se ai dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni, pas një zënkë të madhe me trajnerin Jurgen Klopp.

Sipas burimeve të AS nga brenda zhveshtores së Liverpoolit, egjiptiani Mohamed Salah kishte mbetur shumë i zemëruar pas zënkës që e pati me trajnerin e tij, Jurgen Kloppin, saqë tani ia ka bërë të ditur klubit se dëshiron të largohet, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pronarët e Liverpoolit ndërhynë në këtë situatë për ta qetësuar situatën dhe tentuan ta bindin lojtarin që ta harrojë idenë për t’u larguar nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Nëse edhe në fund të sezonit, Salah e dëshiron me ngulm largimin nga “Anfield”, atëherë drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lejojnë atë të largohet, nëse klubet e interesuara për të bëjnë oferta mjaftueshëm të mira.

Nëse Salah futet në treg këtë verë, shumë nga klubet më të mëdha evropiane do ta shprehnin interesimin për të, që është njëri ndër lojtarët më të vlerësuar për momentin.

Ai i ka shënuar 22 gola në 45 ndeshej të këtij sezoni, mirëpo nuk e ka arritur nivelin që e tregoi sezonin e kaluar, kur i shënoi 44 gola në 52 ndeshje dhe përfundoi në vendin e dytë në garën për Këpucën e Artë të Evropës, pas Lionel Messit.

Kontrata e Salahut me Liverpoolin është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. Ai iu bashkua klubit anglez më 1 korrik të vitit 2017, ndërsa e rinovoi këtë kontratë vetëm 1 vit e një ditë më vonë, më 2 korrik të vitit 2018.

Çmimi i tij, sipas transfermarkt, besohet se është 135 milionë funta, mirëpo Liverpooli pritet të pranojë vetëm oferta më të larta për egjiptianin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...