Pas vdekjes së babait, Enca rikthehet në rrjetet sociale me një mesazh domethënës

PUBLIKUAR

Javën që lamë pas, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Enca Haxhia, njoftoi se kishte humbur të atin.

Ajo falënderoi të gjithë për ngushëllimet, ndërsa gjatë javës ishte më pasive në rrjetet sociale.

Artistja 24-vjeçare së fundmi është rikthyer me fotografi të reja, përmes të cilave tregon figurën trupore e po ashtu vjen me një mesazh mjaft domethënës.

“Çdokush po kalon një betejë për të cilën ti nuk di asgjë, kështu që gjithmonë tregohu i sjellshëm”, ka qenë përshkrimi i njërës prej fotografive të ndarë me ndjekësit në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi 2.2 milionë njerëz.

Pas vdekjes së babait të saj, Enca: E kam shumë të vështirë të flas për gjëra që i kam kaq afër zemrësPas vdekjes së babait të saj, Enca: E kam shumë të vështirë të flas për gjëra që i kam kaq afër zemrës

Ndërsa, në imazhin tjetër ka shkruar ‘Diell pas shiut’, i cili ndër tjerash u komentua nga një masë e gjerë e njerëzve që e rrethojnë.

Në anën tjetër, këngëtarja ka qenë duke udhëtuar në vende të ndryshme për premierën e filmit “I Love Tropoja”, në të cilin luante një nga rolet kryesore.

Ajo ndër tjerash është shumë e angazhuar edhe në karrierën e saj prej këngëtareje, me prurje e koncerte të shumta muzikore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...