Pas Theos, Real Madridi është afër një tjetër talenti (Foto)

PUBLIKUAR

Pas Theo Hernandez, që e pranoi se sezonin e ardhshëm do të luajë në Madrid, edhe Dani Ceballos është afër transferimit në “Bernabeu”.

Mesfushori spanjoll i Betisit, Dani Ceballos, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave – pas sezonit fantastik që zhvilloi, teksa po shkëlqen edhe me Spanjën U21 në Kampionatin Evropian.

Sipas AS, Reali është një hap larg transferimit të 20 vjeçarit këtë verë, që mendon ta lë një vit huazim në Betis.

Skautët e Madridit kanë dhënë dritën e gjelbër për mesfushorin spanjoll, që janë duke e përcjell nga afër në Kampionatin Evropian.

Besohet se Reali fillimisht do të ofrojë 15 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet pasi Betisi e di se mund të përfitojë më shumë nga një ndër mesfushorët më premtues në Spanjë.

Sipas AS, Real Madridit pritet t’i ofrojë kontratë gjashtë vjeçare Ceballos, në mënyrë që të blindojë një tjetër spanjoll premtues, pas Asensio, Mayoral, Llorente dhe Vallejo.

Kështu Reali do të vazhdonte me politikën duke menduar për të ardhmen (Ceballos do të bëhej transferimi i tetë këtë verë, pas Theo dhe Vinicius). /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...