Pas sulmeve në Bruksel, Kosova shton masat e sigurisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, por edhe ato në Turqi javën e kaluar, Kosova ka shtuar masat e sigurisë.

Zyrtarë të Policisë kanë thënë për Radio Kosovën se janë duke bashkëpunuar ngushtë me vendet e rajonit për informacione që ndërlidhen me sulme të mundshme terroriste.

Ndërsa, ekspertë të fushës së sigurisë potencojnë se rreziku në Kosovë për sulme terroriste është më i vogël se në vende tjera.

Institucionet e sigurisë në Kosovë tashmë kanë shtuar masat me qëllim të parandalimit të sulmeve të mundshme terroriste.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë ka konfirmuar për Radio Kosovën se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme duke e shtrirë bashkëpunimin edhe me vendet e rajonit sa i përket shkëmbimit të informacioneve lidhur me sulmet e mundshme terroriste.

“Policia e Kosovës kohëve të fundit ka shtuar masat e sigurisë, referuar edhe sulmeve të fundit në Bruksel dhe atyre në rajone tjera duke përfshirë Turqinë. Por, njëkohësisht po bashkëpunojmë ngushtë edhe me vende tjera të rajonit në shkëmbim të informacioneve dhe çështjeve tjera që ndërlidhen me sulmet e mundshme terroriste”, thotë Kelani.

Por, sa është e rrezikuar Kosova nga sulmet e mundshme terroriste.

Mentor Vrajolli, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thekson se vendi ynë nuk ka njerëz të shumtë që janë në gjendje të kryejnë sulme të tilla. Sipas tij, kjo edhe ul rrezikun për sulme të mundshme terroriste.

“Çështja është se sa ka Kosova njerëz të gatshëm që bëjnë këso sulme dhe nëse flitet për këtë atëherë mund të thuhet se Kosova megjithatë ka një potencial më të vogël në krahasim me shtete tjera që të ketë individë në kuadër të shoqërisë së saj që janë në gjendje të bëjnë sulme brenda Kosovës”, tha Vrajolli.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit, 314 kosovarë janë të përfshirë në radhët e organizatës terroriste ISIS. Pjesëmarrja e kosovarëve në këtë organizatë, si dhe përkrahja e Kosovës nga vendet perëndimore e bënë këtë vendin të ekspozuar ndaj akteve terroriste.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të policisë por edhe njohësve të fushës së sigurisë, tani për tani nuk ka sinjale për sulme të mundshme terroriste në Kosovë. /RTK/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...