Pas suksesit me këngën “Bad Rosita”, Rina Balaj vjen me një paraqitje joshëse

PUBLIKUAR

Këngëtarja ka pozuar me plot stil derisa ka ekspozuar nga asetet e saj.

 

Rina Balaj arriti të marrë pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet në postimin e fundit, shkruan lajmi.net.

Artistja shqiptare ka ndarë me ndjekësit dhe fansat e saj në profilin zyrtar në Instagram dy fotografi e veshur me shumë shije.

Rina ka kombinuar një palë xhinse me një bluzë me ngjyrë të bardhë e cila shihet tejet e shkurt duke i zbuluar barkun e tonifikuar.

E rregulluar me makijazh dhe me dukjen e veçantë me flokët e saj me ngjyrë portakalli ka publikuar dy imazhe duke mos munguar numri i pëlqimeve nga 272 mijë ndjekësit e saj.

Ndryshe, projekti i fundit nga këngëtarja “Bad Rosita” ka arritur 2 milionë shikime për vetëm dy javë në platformën YouTube./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...