Pas skandalit me De Rossin, tifozët e Romës planifikojnë protestë

PUBLIKUAR

Tifozët e Romës kanë planifikuar ta protesojnë vendimin për largimit e Daniele De Rossit nga klubi i tyre, pasi që u bë e ditur se mesfushori dhe klubi kishin pikëpamje të ndryshme për këtë vendim.

Një incizim zëri nga Ëhatsapp u publikua të enjten dhe aty pretendohet se Daniele De Rossi u tregon shokëve të tij se si Roma nuk kishte folur me të për një vit dhe pastaj i ishte ofruar marrëveshje me pagesë vetëm për ndeshje të luajtura, transmeton Gazeta Express.

Roma do t’ia paguante De Rossit 100 mijë euro për ndeshje të luajtur. Nëse luante 10, fitonte 1 milion euro, por nëse nuk inkuadrohej aspak në fushë, nuk fitonte asgjë.

Megjithatë, burimet e Gazzetta dello Sport pretendojnë se takimi i së hënës mes De Rossit dhe përfaqësuesve të klubit nuk kishte qenë i pari, por i treti. Për më tepër, propozimi i lartpërmendur për marrëveshje thuhet se nuk i është ofruar asnjëherë De Rossit.

Kjo ka bërë të tifozët ultras të Romës të planifikojnë një protestë jashtë zyreve të klubit në kryeqytetin italian.

“Mjaft është mjaft! DDR është vetëm rasti i fundit i sjelljes së keqe të klubit me ata që i duan me të vërtetë ngjyrat tona. Ne nuk mund të qëndrojmë dhe t’i shikojmë ata duke na i zhdukur të gjitha vlerat”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga ultrasit e Romës.

Protesta do të mabhen sot në orën 15:00 jashtë zyrave të administratës së klubit. Tifozët e Romës tashmë kanë shpërndarë pankarta nëpër Romë dhe Londër, duke e kritikuar presidentin e klubit, James Pallottan dhe këshilltarin Franco Baldinin.

De Rossi u bë një ikonë në kryeqytetin italian, ku e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si futbollist profesionist deri më tani. Gjatë kësaj periudhe 18-vjeçare, ai i ka regjistruar mbi 600 paraqitje me Romën.

Ai ka qenë pjesë e Romës që kur iu bashkua ekipit të të rinjve në vitin 2010. Vetëm Totti, nga i cili e mori shiritin e kapitenit, ka luajtur në më shumë ndeshje për klubin e Serisë A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...