Pas shkëlqimit te Kosova dhe Fenerbahce, Muriqin e duan gjigantët evropianë

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në këtë fillim sezon te Fenerbahces, por forma e tij e lartë nuk po ndalet as te Përfaqësuesja e Kosovës.

Në fundjavën e kaluar, sulmuesin shqiptar arriti t’i barazonte shifrat 1-1 ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Tek skuadra turke, Muriqi ka arritur të shënojë dy gola në tri xhirot e zhvilluar, derisa po vlerësohet lartë në Superligën e Turqisë.

E përditshmja turke Hurriyet raporton se forma e tij e lartë te të dyja skuadrat ka bërë që skuadrat e mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e tij në afatin e janarit.

Muriqi: Për tifozët në stadium dhe për këtë popull po e japim shpirtin në fushëMuriqi: Për tifozët në stadium dhe për këtë popull po e japim shpirtin në fushë

Totttenham, Fiorentina, Napoli dhe Lazio janë ekipet e interesuara sipas mediave turke, të cilat mund të sigurojnë shërbimet e yllit të Kosovës në të ardhmen.

Pa dyshim që Vedat Muriqi po kalon një formë jetësore, dhe një interesim i tillë nga ekipe të mëdha të Evropës nuk është çudi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...