Pas sherrit të fëmijëve rrihen burrat nga Prishtina, arrestohen dy gra

PUBLIKUAR

Një mosmarrëveshje ndërmjet fëmijëve, ka çuar në përdorim të dhunës fizike ndërmjet dy burrave në Prishtinë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Ulpianë, Prishtinë 02.01.2022  – 15:02. I dyshuari mashkull  kosovar  e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve”, ka njoftuar policia.

Policia ka arrestuar dy gra, pasi të njëjtat kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërkaq i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra  kosovare për shkak se  kanë penguar  zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa i dyshuari mashkull  kosovar  ka ikur dhe gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...