Pas Sarës, mos vallë Lori Hoxha sapo deklaroi që e ka kaluar Koronavirusin?

PUBLIKUAR

Rreth dy ditë më parë, trashëgimtarja e Top Channel-it, Sara Hoxha njoftoi se ishte infektuar me Koronavirus gjatë një udhëtimi në Dhërmi. Ajo tregoi se tani ndihet më mirë, por akoma nuk e ka marrë veten plotësisht.

Pas saj, një deklaratë e Lori Hoxhës ka ngritur dyshimet se dhe ajo mund ta ketë kaluar Koronavirusin. Blogerja ka udhëtuar së fundmi drejt Britanisë dhe nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.

Lexo Edhe:

Khloe Kardashian nuk fsheh asgjë, pozon në fustan të tejdukshëm

Krahas një fotoje ku shihet me maskë, ajo ka shkruar: “Pjesa më e mirë e imunitetit është të mos frikësohesh nga aeroportet apo hapësirat publike”.

Kur trupi i njeriut ka imunitet, atëherë mund t’iu rezistojë pothuajse të gjithë organizmave dhe toksineve të huaja, të cilat tentojnë të dëmtojnë indet apo organet. Në këtë rast mund të luftojë dhe kundër virusit, por siç tashmë dihet edhe nëse një trup e kalon Koronavirusin, ai mund të infektohet sërish nëse nuk tregon kujdes. Sidoqoftë, nuk dihet si qëndron e vërteta e deklaratës së Lorit, prandaj mbetet të presim për nje reagim më konkret nga ajo.

SHIKO MË SHUMË

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...

Momenti i sikletshëm i Kidës në dasmën e saj, këngëtarja përjeton një situatë të papritur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i dha fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar...