Pas rrymës pritet edhe shtrenjtimi i ujit

PUBLIKUAR

z_7583

Pritet edhe ngritja e çmimit të ujit. Këtë e kërkon vetë Ujësjellësi Rajonal Prishtina, e kjo sepse ata duhet të kthejnë kreditë e të implementojnë projektet e parapara

. Ata kërkojnë një rritje të tillë, sepse sipas tyre, do të ndihmonte në implementimin e projekteve që do të rezultonin me 24 orë ujë për qytetarët. E një ndër investimet që do të bëjnë, është edhe ndërtimi i Fabrikës në Shkabaj, punimet e së cilës priten të nisin brenda dy muajsh e të përfundojnë në qershor të 2016-ës, investim ky që mbështet nga Qeveria Gjermane.

Ujësjellësi Rajonal Prishtina, thotë se është e domosdoshme një lëvizje e tarifave.SelatinRetkoceri, zyrtar i financave në Ujësjellësin Rajonal Prishtina, tha se me funksionalizmin e Fabrikës në Shkabaj do të sigurohet ujë 24 orë.

 

“Ne dëshirojmë që çdo qytetar ta njoftojmë se Ujësjellësi Prishtina ka domosdoshmëri për të realizuar krejt ato projekte që drejtori i potencoi, e ato janë projekte të shumta, janë projekte me vlera të larta, andaj nuk është i mjaftueshëm buxheti momental dhe domosdoshmëria jo dëshira jo vullneti jonë, por nevoja për të investuar dhe për të siguruar ujë për qytetarët për 24 orë, na ka bërë dhe na bënë që të kërkojmë nga Zyra Rregullatore që të bëjë një ndryshim të tarifave, sa do të jetë ajo do të shohim në vazhdim”, ka th ënë ai.

Por sa do të jetë kjo rritje e tarifës dhe kur do të bëhet, nuk e di as ujësjellësi. Ata kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit një gjë të tillë dhe pritet që ata të bëjnë kalkulimet dhe të vendosin.

Gjelosh Vataj, kryeshefi ekzekutiv i KURP, tha se do të bëjnë përpjekje që të t’i mbledhin borxhet në mënyrë që tarifa mos të lëvizë shumë nga ajo që është tani.

 

Për momentin nuk mund të themi asgjë, nuk e dijmë a do të ketë rritje apo a jo, ne do të kërkojmë rritje por krejt varet nga procesi, procesit që Zyra e rregullatorit e parasheh, e ka një model tarifor, kalkulon e atëherë pas kalkulimit do të shohim a do të ketë rritje apo jo, ju jeni dëshmitarë që ka rritje të energjisë elektrike, ajo ndikon në mënyrë direkte në shpenzimet e energjisë elektrike në ujësjellës, ora 30 për q ind, sigurisht do të ketë lëvizje, por sa do të ketë dhe a do të ketë prap e them nuk mundemi me iu thënë”, ka thënë ai.

Ai kërkoj nga qytetarët që mos të keqpërdorin ujin e të shlyejnë borxhet në mënyrë që mos të shkohet deri të shkyçja.

Sipas tyre, edhe shtrenjtimi i energjisë ndikon drejtpërdrejtë tek ujësjellësi, pasi që këta të fundit paguajnë 3 milion euro në vit shpenzim të energjisë. Andaj, sipas tyre që të kthehen kreditë, duhet patjetër të ketë lëvizje të tarifave.

Madje ata thonë, se me një çështje të tillë është dashur të merrej më shumë Qeveria e Kosovës dhe vetë Komuna. Sipas tyre, vetëm ata mund të përballojnë shuma të tilla.

Kështu, Ujësjellësi Rajonal Prishtina, në planin e tyre zhvillimor 2015-2017, ka paraparë që të investojë rreth 64 milionë euro

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër më shumë intervale me diell

Mendimi për motin – 17.10.2025 Ditën e diel vranësirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas...

KQZ-ja përditëson të dhënat nga QKN-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit rreth verifikimit të rezultateve...

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në...